Sporti

Dani Alves del kundër deklaratave të presidentit Laporta, jep mbështetje për Ousmane Dembele

02/04/2022 17:54
nga:Mergim Rreci

Duke folur për Movistar, mbrojtësi brazilian Dani Alves mbrojti bashkëlojtarin e tij Ousmane Dembele këtë të premte.

Për 38-vjeçarin, trajneri aktual i Barcelonës, Xavi Hernandez, ish-bashkëlojtari i tij, duhet të përfshijë në opsionet e tij francezin, përcjell GazetaBlic Sport.

“Për sa kohë që ai qëndron te Barcelona dhe vesh këtë fanellë, ne duhet ta mbrojmë atë. Objektivi i të gjithëve është ta kthejnë Barcelonën në krye. Është vendi që meriton ky klub, por është e qartë se duhet krijuar harmoni brenda zhveshtores dhe brenda klubit. Në fund të fundit, ne jemi të gjithë Barcelona”, përfundoi Alves.

Kujtojmë se ishte krijuar një polemikë e madhe për çështjen e Dembele, me presidentin Laporta që paralajmëroi se ai nuk do të luajë më deri në fund të edicionit.

/GazetaBlic Sport/