Sporti

Dalot te Roma punë e kryer, portugezi pritet t’i bashkohet skuadrës italiane në janar

11/19/2021 20:56
nga:E K

Diogo Dalot do të paketojë çantat e tij në Romë në janar.

Sipas ‘Corriere Dello Sport‘, 22-vjeçari portugez dha dritën jeshile që transferimi i tij të avancojë dhe pritet të jetë përforcimi i ri i Jose Mourinhon te Roma, përcjell GazetaBlic Sport.

Dalot ka pasur vështirësi të mëdha për të luajtur te Manchester United shkaku i konkurrencës së madhe (vetëm 226 minuta të luajtura këtë sezon), dhe ish-lojtar i FC Porto, pritet që fillimisht të huazohet te dhe Roma e cila do ta ketë opsionin blerjes për 15 milionë euro.

Përveç Dalotit, Jose Mourinho dëshiron të forcojë edhe mesfushën, Denis Zakaria (Borussia Monchengladbach) është lojtari i preferuar i portugezit për këtë pozitë.

/GazetaBlic Sport/