Juventusi si përforcim për mbrojtjen vazhdon të ndjekë lojtarin portugez të Manchester United, Diogo Dalot.
Sipas asaj që raportohet nga England Mirror, në garë është Real Madridi dhe Barcelona. Synimi i lojtarit do të ishte që të mos vazhdojë kontratën e tij që skadon në fund të sezonit.
23 vjeçari në edicionin e kaluar luajti 24 ndeshje, por pa ia dalë dot të jetë protagonist. Këtë sezon, ai ka luajtur 11 ndeshje dhe ka dhuruar 1 assist.
Vendimtare për të ardhmen e Dalot do jetë vetë dëshira e tij. Real Madrid mbetet një alternativë e kënaqshme, duke patur parasysh faktin që Los Blancos janë pothuajse çdo vit në garë për gjëra të mëdha.
/GazetaBlic Sport/


