Sporti

Dallku optimist për ndeshjen ndaj Rijekas: Shpresojmë në fitore

07/26/2023 19:03
nga:L J

Dukagjini do ta mirëpresë ekipin kroat, HNK Rijeka në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Para ndeshjes konferencë për media ka mbajtur trajneri i shkuadrës, Armend Dallku.

“Shpresojmë që do të marrim fitore. Gjithashtu presim që në “Fadil Vokrri” të jetë një atmosferë shumë i mirë”, ka thënë ai.

Kjo ndeshje zhvillohet nesër me fillim nga ora 20:00 në kuadër të raundit të dytë kualifikues të Conference League.