Gjilani ka barazuar pa gola ndaj Dukagjinit në ndeshjen e xhiros së tretë të Superligës së Kosovës në futboll.
Trajneri i Dukagjinit, Armend Dallku ka potencuar pas ndeshjes se skuadra e tij mund të dilte me fitore, po të ishin më konkret para portës, poashtu kërkoi që arbitrat të jenë më të kujdesshëm, shkruan GazetaBlic Sport.
“Në bazë të asaj që u kriju brenda lojës, mund të merrnim edhe tre pikë, jam i kënaqur me lojtarët dhe luftën brenda fushës”, tha fillimisht Dallku për Art Sport.
“I kanë kryer detyrat ashtu siç jemi marrë vesh, por po behemi pak nervoz, ndaj Ballkanit një lojtar i yni u ndëshkua me të kuq, edhe sot poashtu është bërë një karton i kuq. Për mendimin tim nuk ishte as faul, as karton i kuq. Arbitrat duhet të kenë kujdes, duhet të pajtohemi, nuk po ankohemi, vetëm të kenë kujdes pak më tepër”, përfundoi Dallku.
/GazetaBlic Sport


