Llapi e ka fituar ndeshjen e barazhit ndaj Vushtrrisë.
Skuadra nga Podujeva triumfoi pas penalltive dhe do të vazhdojë të jetë pjesë e Superligës, shkruan GazetaBlic Sport.
Vushtrria nuk ia doli dhe garën do ta vazhdojë përsëri në Ligën e Parë, kurse pas ndeshjes është prononcuar trajneri Armend Dallku.
“Penalltitë janë fat. Duhet të jemi të lumtur për paraqitjen. Ky është futbolli, i falënderoj të gjithë që na kanë mbështetur sot. Jam shumë krenar për ekipin”, përfundoi Dallku,
/GazetaBlic Sport/


