Sporti

Dallku i pakënaqur përkundër fitores: Kishim mundësi të merrnim fitore më dinjitoze

07/13/2023 23:35
nga:Lorik J

Trajneri i Dukagjinit, Armend Dallku nuk ishte edhe aq i kënaqur me fitoren ndaj Europas me rezultat 2-1 në ndeshjen e parë eliminatore të Ligë së Konferencës.

Dallku ka thënë se skuadra e tij kishte raste për fitore më të thellë, ndërsa kishte kritika te goli i pranuar.

“Nuk jam i kënaqur. Kishim raste për fitore më të thellë. Kemi tërhequr vërejtjen në goditje standarde dhe pikërisht prej tyre pranuam golin. Kjo nuk më jep shije të mirë të fitores”.

“Ne jemi më lartë se kundërshtari, jemi më teknikë se kundërshtari. Por nuk jam plotësisht i kënaqur. Ne patëm raste, s’i konkretizuam dhe i dhamë rast kundërshtarit”.

“Është fitore historike, padiskutim. I uroj gjithë adhuruesit e Dukagjinit. Është fitore e madhe, por kishim mundësi për fitore më dinjitoze”, ka thënë Armend Dallku.