Sporti

Dallku: I falëm dy gola kundërshtarit, rezultati nuk ishte real – ndeshja e radhës vendimtare për ne

05/05/2024 17:04
nga:E K

Ballkani ka arritur fitore të rëndësishme në garë për titull sot ndaj Dukagjinit.

Suharekasit kanë fituar me rezultat 3-0 me golat e shënuar nga Emërllahu, Kuc dhe Gripshi, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas ndeshjes për media ka folur trajneri i Dukagjinit, Armend Dallku.

“Lodhja ishte e tepërt, shumë lojtarë nuk ishin në gjendje të mirë fizike. Kemi ndeshje të rëndësishme xhiron e radhës. Jam i kënaqur nga pjesa e parë, kishim përgatitur mirë ndeshjen, bëmë gabime i falëm dy gola kundërshtarit. Rezultati nuk ishte real, pasi luajtëm më mirë sesa e pasqyron rezultati”, tha Dallku.

/GazetaBlic Sport/