Sporti

Dallku flet pas ndeshjes ndaj Gjilanit: Loja e futbollit është një lojë burrash dhe ashtu duhet të luajmë

10/30/2021 15:28
nga:Mergim Rreci

Kanë përfunduar tri ndeshjet e Superligës.

Gjilani nuk ka arritur më shumë se një barazim ndaj skuadrës Dukagjinit, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “18 Qershori’, shkruan GazetaBlic Sport.

Rezultati përfundimtar ishte 1 me 1, me golin e shënuar nga Ahmed Januzi që i dha avantazhin në pjesën e parë skuadrës vendase. Kur të gjithë menduan se ndeshja do të përfundonte me fitoren e skuadrës së Armend Dallkut, në skenë doli Progni, i cili barazoi shifrat në 1 me 1.

Megjithatë, Progni ka mundur të sigurojë fitoren e madhe të Gjilanit, por dështoi nga penalltia në mintuat shtesë.

Pas takimit, trajneri Armend Dallku komentoi takimin dhe pati disa kritika për penalltitë ndaj skuadrës së tij.

“Meritum më shumë, por për pak sa nuk humbëm edhe këtë pikë. Dëshira e të gjithëve ishte që të jepnim gol.

“Më gëzon fakti që lojtarët po e kryejnë detyrën sikurse edhe jemi pajtuar. Nuk e kemi lënë që të rrezikojmë shumë, neve na mbetet punë për të bërë. Me një angazhim të tillë, mund të dalim nga fundi i tabelës”.

“Më pengon fakti që jemi pezulluar disa herë nga penalltitë këtë sezon, për një shtyrje të vogël për një prekje të vogël, jemi duke u penalizuar. Loja e futbollit është një lojë burrash dhe ashtu duhet të luajmë”, tha Dallku për Art Sport.

/GazetaBlic Sport/