Kandidati i PDK-së për deputet me numrin 109, Bekim Haxhiu, ka lavdëruar kryetarin e Mitrovicës dhe kandidatin për kryeministër, Bedri Hamza, për përurimin e një prej projekteve të tij më transformuese shëndetësore – objektin e ri të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Mitrovicë, me sipërfaqe prej 8500 m², raporton GazetaBlic.
Ky projekt, i financuar bashkërisht nga Komuna e Mitrovicës dhe shoqata “Jetimat e Ballkanit”, do të mundësojë ofrimin e shërbimeve cilësore shëndetësore për qytetarët.
Haxhiu theksoi se ky është një shembull i menaxhimit të suksesshëm të Hamzës, duke ngritur pyetjen se çfarë mund të realizohet nga ai si kryeministër i Kosovës pas datës 9 shkurt.
Ai gjithashtu kritikoi qeverisjen e Albin Kurtit, duke e krahasuar atë me sukseset e Hamzës, duke theksuar se për 4 vite dhe me mbi 12 miliardë euro buxhet, qeveria aktuale nuk arriti të realizojë asnjë projekt madhor infrastruktural.