Lajme

Dallimet e Osmanit dhe Gërvallës për Asociacionin, Musliu-Shoshi: Rëndësi ka se me cilën pajtohet Albini

09/29/2023 09:43
nga:N M

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka komentuar qëndrimet e ndryshme për Asociacionit të presidentes Vjosa Osmani dhe ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

Ajo ka vlerësuar se asnjëra nuk kanë kompetencë ligjore e kushtetues për këtë çështje.

Në profilin e saj në “Facebook”, Musliu-Shoshi ka shkruar se e rëndësishme është më cilën pajtohet kryeministri Albin Kurti.

“Foli Vjosa e Donika për Asociacionin, të dyja me qendrime të kundërta, por asnjëra nuk ka kompetencë kushtetuese dhe ligjore! Rendësi ka se me cilën pajtohet Albini!”, ka shkruar ajo.

Prokurori Abazi: Aksioni është realizuar kryesisht në pronat të cilat tanimë janë të evidentuara si prona të të dyshuarit Radojiçiq