Sporti

Dallimet Benzema – Lewandowski, Xavi ka një përgjigje interesante

04/04/2023 13:51
nga:Mergim Rreci

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez ka folur para ndeshjes me Real Madridin në Kupën e Mbretit.

Ish futbollisti i Blaugranëve foli ndër të tjera edhe për krahasimin mes Karim Benzema dhe Robert Lewandowski, shkruan GazetaBlic Sport.

Xavi tha:”Pyetja nuk është e lehtë. Mendoj se Roberti e kupton mirë lojën tonë pozicionale. Benzema shfaqet kudo. Roberti është ndoshta më fizik. Benzema është pak më i mirë në lojën e tij asociative. Të dy janë në mesin e futbollistëve më të mirë në botë”.