Ish-kryeprokurori i Prizrenit, Sylë Hoxha, ka komentuar aksionin e djeshëm të Prokurorisë së Prizrenit ndaj manipuluesve të votave.
Ai ka bërë me dije se në këtë rast as KQZ-ja nuk mund t`i ik përgjegjësisë.
Në emisionin “Info Nata” në Tëvë1, ai ka thënë se KQZ-ja është dashur të ketë kujdes në certifikimin e komisionerëve.
“Edhe KQZ-ja është e ndërlidhur dhe duhet të ketë përgjegjësi, sepse siç u tha edhe familjarët e kandidatëve kanë qenë të kyçur. Përveç subjekteve dhe kandidatëve, besoj që edhe KQZ-ja është dashur me ditë kë po e licencon, kush do të jenë komisionerë?”, ka deklaruar ai.


