Kanë dalë pamjet filmike menjëherë pas atentatit që u krye ndaj Rim (Blerim) Preçit
Atentati u krye nga një makinë në lëvizje.
Ndaj Rim Preçit dhe një kushëri të tij, Klinsman Preçi, u qëllua me breshëri zjarri, por atentati dështoi.
Rim Preçi është hedhur nga makina dhe e ka lënë atë të ecë pa drejtim deri sa mjeti mbeti në anë të rrugës.
Ndërkohë pas atentatit një filmim i pazakontë. Dikush e ka filmuar Rim Preçin i cili ka kaluar autostradën në këmbë dhe më pas i alarmuar ka pyetur personin ‘a kam gja aaa’. Ndërkohë që personi që e filmon i thotë nuk ke gjë por shko te lokali se e thërras unë mjekun, transmeton Noa.al.
Ende nuk dihen motivet e këtij atentati.
Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.


