Lajme

Dalin pamjet nga takimi Borrell-Kurti

06/26/2024 17:02
nga:G C

Në Bruksel është zhvilluar takimi mes Shefit të Diplomacisë Evropiane, Josep Borrell, të Dërguarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Nga pamjet e publikuara nga faqja zyrtare e Bashkimit Evropian, Kurti dhe Borrell shfaqen mjaft të relaksuar.

Pas takimit me Kurtin, Borrell do të zhvillojë një takim edhe me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Pas dy takimeve të ndara, do të ketë edhe një takim tre palësh rreth orës 18:00

Para se të nisin takimet, Borrell në një deklarim për media tha se pret që në takimin e sotëm të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë të diskutohet për arritjet në dialog, por edhe për nisjen e zbatimit të Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit të raporteve.

“Fatkeqësisht, zbatimi i marrëveshjes [për normalizimin e raporteve] ende nuk ka nisur. Dhe shpresojmë që sot ne definitivisht të bisedojmë se si të sigurohemi që ne përfundimisht të lëvizim përpara me këtë marrëveshje. Lidhur me këtë, do të diskutojmë për hapat e radhës dhe është e qartë se ajo për të cilat palët janë pajtuar duhet të zbatohet. Marrëveshjet janë baza e veprimeve, por veprimet duhet të vijnë pas marrëveshjeve. Zbatimi është fjala kyçe”, tha ai.