Showtime

Dalin pamjet nga festa e ditëlindjes së blogeres Sara Hoxha

06/20/2021 13:37
nga:Gazeta Blic

Sara Hoxha gjatë ditës së djeshme (e shtunë) festoi ditëlindjen e saj.

Kjo u bë e ditur përmes rrjeteve sociale, derisa ajo pranoi një sërë urimesh nga persona të ndryshëm.

Ndërkohë, në disa publikime të tjera blogerja pati rastin që të ndajë disa momente nga festa që kishte organizuar.

Bukuroshja brune u shfaq me një veshje interesante, derisa kishte theksuar tiparet e formësuara trupore.

Në mesin e të pranishmëve nuk kishte si të mungonte as edhe Ledri Vula, që e surprizoi me një tortë gjigante.

Hoxha u vërejt se kishte ftuar shumë shoqëri të saj, e ndërkohë edhe figura të njohur publike.