Një sulm me dron rus ka goditur strehën e rrezatimit mbi reaktorin e dëmtuar në termocentralin bërthamor të Çernobilit, ka thënë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.
Sulmi gjatë natës goditi strehën e ish-njësisë së katërt të energjisë të shkatërruar të termocentralit, duke shkaktuar një zjarr që është shuar, shtoi ai. Rusia nuk ka komentuar ende.
Që nga mëngjesi i së premtes, nivelet e rrezatimit nuk ishin rritur në central, tha Zelensky, i cili shpërndau në rrjetin X momentin e sulmit nga Rusia.
Mbikëqyrësi bërthamor i OKB-së, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA), tha se personeli i sigurisë nga zjarri dhe automjetet u përgjigjën brenda disa minutave pas një shpërthimi gjatë natës. Nuk raportohet për viktima, shtoi agjencia.
Last night, a Russian attack drone with a high-explosive warhead struck the shelter protecting the world from radiation at the destroyed 4th power unit of the Chornobyl Nuclear Power Plant.
This shelter was built by Ukraine together with other countries of Europe and the world,… pic.twitter.com/mLTGeDYgPT
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) February 14, 2025


