Lajme

Dalin pamjet: Momenti dramatik kur tërmeti në Marok ndërpret dasmën

09/12/2023 08:26
nga:Y I

Një video e publikuar në rrjetet sociale tregon momentin kur orkestra ndërpret muzikën në një dasmë në Marakesh, për shkak të tërmetit që goditi Marokun të premten, ndërsa në sfond dëgjohen ulërimat e njerëzve, që largohen nga salla.

Sipas autoriteteve, numri i viktimave ka arritur në mbi 2100 dhe duket se do të rritet sërish, për shkak se ka ende njerëz nën rrënoja në fshatrat e largët.

Sipas të dhënave zyrtare, tërmeti ishte i magnitudës 6,8.