Kupa e Botës 2022

Dalin pamjet kur Messi dhe lojtarët e Argjentinës fyen gazetarët me nënë gjatë festës në Kupën e Botës

12/19/2022 21:39
nga:E K

Suksesi në finalen e Kupës së Botës ka entuziazmuar padyshim të gjithë Argjentinën, por ata që ishin më të lumturit ishin futbollistët e përfaqësueses që bënë më në fund realitet ëndrrën e ndjekur për tri dekada.

Festimet e shfrenuara nuk kanë ndalur në fushë, në dhomat e zhveshjeve, por edhe në zonën miks ku gjendeshin gazetarët që pritnin të intervistonin protagonistët.

Por në vend të intervistave, gazetarët janë përballur me një shfaqje të veçantë. Futbollistët e Argjentinës, me në krye Messin që mbante në dorë Kupën e Borës, ndërsa ecte në çorape, u doli para gazetarëve dhe nisën të këndonin kore nga më të ndryshmet para tyre,

Një, u kushtohej pikërisht gazetarëve dhe ka lindur që në vitin e kaluar, kur Përfaqësuesja e Argjentinës fitoi Kupën e Amerikës. Kori në fjalë, që shan gazetarët që kritikonin përfaqësuesen “Albiceleste”, u përsërit edhe në zonën miks të stadiumit të Lusail.

“Nuk ka rëndësi ajo që thonë këta ku*va gazetarë dhe ajo ku*va që ju lindi”, u dëgjua kori i cili këndohej me sa kishin në kokë nga futbollistët, përfshirë edhe Messin, para se të largoheshin përsëri nga zona miks.