Lajme

Dalin pamjet e ish-presidentit Meta në seancën në Gjykatën e Posaçme

10/23/2024 14:16
nga:Y I

Dalin pamjet e ish-presidentit Ilir Meta në seancën në Gjykatën e Posaçme ndërsa qëndron brenda kafazit të xhamit.

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u arrestua me urdhër të SPAK mesditën e së hënës në Tiranë.

Përveç arrestimit të Metës, janë lëshuar masa “detyrim paraqitje” për Ema Çoku dhe për Monika Kryemadhin, ndërsa ndaj Pirro Xhixhos (Babai Erisa Xhixhos) është vendosur masa “arrest në shtëpi”.

Xhixho konsiderohet si personazhi që ka ndihmuar për pastrimin e parave. Çoku konsiderohet si bashkëpunëtore dhe mike e afërt e Metës dhe Kryemadhit.