Lajme

Dalin pamje të reja nga momenti kur klubi i natës në Koçan u përfshi nga flakët

03/16/2025 12:42
nga:G B

Një zjarr i madh që përfshiu klubin e natës “Pulse” në Koçan të Maqedonisë së Veriut shkaktoi një tragjedi masive duke lënë të vdekur 51 persona dhe duke lënduar të paktën 100 të tjerë.

Zjarri raportohet se shpërtheu rreth orës 03:00 (02:00 GMT) gjatë një shfaqjeje nga grupi hip-hop ADN në klubin Pulse në Koçan, një qytet rreth 100 km (60 milje) në lindje të kryeqytetit, Shkup.

Në rrjete sociale po qarkullojnë video të ndryshme nga brenda lokalit ku ndodhi tragjedia.