Sporti

Dalin pamje të reja, a u dëmtua Gjilani nga Genc Nuza për një penallti ndaj Feronikelit ’74

04/23/2024 15:37
nga:Lorik J

Gjilani dhe Feronikeli ’74 janë në luftë për të ikur nga zona e kuqe, derisa përballja ndërmjet tyre në vikend përfundoi me shifra të barabarta (1-1).

Megjithatë, jo gjithçka shkoi drejt sikurse edhe rezultati i barabartë i ndeshjes, pasi që kishte ankesa nga ana e vendasve në ndarjen e drejtësisë.

Gjilanasit janë të indinjuar thellësisht me ndarjen e drejtësisë nga gjyqtari Genc Nuza, i cili nuk akordoi një penalti në pjesën e parë të lojës.

Tashmë janë publikuar edhe pamjet, të cilat e dëshmojnë qartë se futbollisti Granit Musa i Feronikelit ka shkelur futbollistin e Oltion Bilalli të Gjilanit brenda zonës dhe nuk është akorduar penalti.

Për hir të korrektësisë, Gazeta “Enigma” ka marrë edhe mendime të disa ish-gjyqtarëve të njohur në vend, të cilët kanë konfirmuar se kjo situatë është dashur të akordohet penalti për Gjilanin.

Për më tepër ndiqeni videon: