Sporti

Dalin në shitje biletat për ndeshjen mes Ballkanit dhe BATE Borisov

08/18/2023 16:43
nga:Mergim Rreci

Skuadra e Ballkanit ka njoftuar se kanë dal në shitje biletat për ndeshjen e play-offit të Conference League, kundër Bate Borisov.

Biletat mund ti siguroni përmes platformës online – LINKU. 

Ndeshja Ballkani-Bate Borisov zhvillohet të enjeten me 24 gusht në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, kurse ndeshja kthyese me 31 gusht në Hungari.

Njoftimi i plotë nga Ballkani:

Të dashur tifozë,

Faleminderit për përkrahjen tuaj të vazhdueshme, sikurse edhe për interesimin e jashtëzakonshëm që jeni duke e shfaqur për përballjen e parë të PlayOff-it, të datës 24 gusht

Andaj me kënaqësi ju njoftojmë se biletat për ndeshjen ndaj Bate Borisov, e cila zhvillohet të enjten në “Fadil Vokrri”, mund t’i siguroni që sot.

Ato mund t’i gjeni në linkun e më poshtëm:

https://eu.ebileta.al/biglietteria/listaEventiPub.do

Tifozët tanë XHEBRAILAT do të vendosen në tribunën Veri

Është nder e krenari për ne, që ta ndjejmë përkrahjen kaq të madhe tuajën, nga të gjitha trevat shqiptare.
Kjo na motivon shumë më shumë

Na priftë e mbara