Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se biletat për ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Evropian mes Kosovës e Rumanisë kanë dal në shitje.
Ndeshja do të zhvillohet më 16 qershor në stadiumin “Fadil Vokrri”, kurse shitja e biletave do të bëhet online.
Çmimet e biletave janë nga 5 euro në veri e jug, ndërsa më e shtrenjta është ajo e sektorit VIP me 80 euro. Në lindje një biletë 10 euro, ndërkaq në pjesën perëndimore bileta kushton 20 euro.
LINKU për blerjen e biletave..


