Sporti

Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosova – Burkina Faso, shiten fizikisht

03/22/2022 13:22
nga:Mergim Rreci

Kanë dalur në shitje biletat për ndeshjen miqësore Kosova – Burkina Faso, e cila zhvillohet më 24 mars në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë në orën 18:00.

Shitja e biletave bëhet në mënyrë fizike në dy pika të kompanisë Artmotion në Prishtinë – në Pejton (rruga Perandori Justinian) dhe në Grand Hotel (Sheshi Zahir Pajaziti), përcjell GazetaBlic Sport.

Përkundër se të premtën FFK njoftoi se të hënën më 21 mars biletat do të dalin në shitje online prej orës 16:00 një gjë e tillë nuk ka ndodhur.