Sporti

Dalin në shitje biletat për finalen e Kupës mes Gjilanit dhe Prishtinës

05/30/2023 15:14
nga:Mergim Rreci

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se biletat për ndeshjen finale të Kupës së Kosovës ndërmjet SC Gjilani dhe FC Prishtina, e cila do të mbahet më 05.06.2023 në ora 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”, kanë dalur në shitje.

Tifozët e klubit “SC Gjilani” do të jenë të vendosur në tribunën Veri (në sektorët V1, V2, V3), ndërsa tifozët e klubit “FC Prishtina” do të jenë në tribunën Jug (në sektorët J1, J2, J3). Çmimet e biletave janë: Veri dhe Jug 2 euro, Lindje 3 euro dhe Perëndim 5 euro, transmeton GazetaBlic Sport.