Lajme

Dalin në konsultim publik Projektligji për Energji Elektrike dhe Projektligji për Energji, Rizvanolli fton për komente

03/02/2024 12:02
nga:Y I

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka njoftuar se janë hapur konsultimet publike për Projektligjin për Energji Elektrike dhe Projektligjin për Energji.

Rizvanolli ka bërë me dije se afati i fundit për komente është 14 marsi.

“Projektligji për Energji Elektrike synon përcaktimin e rregullave për të siguruar furnizim cilësor dhe çmime të përballueshme të energjisë elektrike, ndërsa Projektligji për Energji përfshin parime dhe rregulla për zhvillimin e sektorit energjetik, duke krijuar kushte për një treg të hapur, transparent dhe konkurrues”, ka shkruar Rizvanolli.