Qindra artikuj që i përkisnin artistes së ndjerë, fituese të Grammy Amy Winehouse, përfshirë fustanin që ajo kishte veshur gjatë koncertit të saj të fundit, do të dalin në ankand në Shtetet e Bashkuara.
Më shumë se 800 sende personale mes tyre, këpucë, pantallona të shkurtra, libra dhe disqe – do të dalin për shitje në Beverly Hills, më 6 dhe 7 nëntor. Ato u shfaqën në Nju Jork të hënën dhe pritet të arrijnë deri në 2 milion dollarë në total.
Fustani i shkurtër, i dizajnuar nga Naomi Parry, pritet të shitet për 15,000 deri në 20,000 dollarë.
“Ky është shumë ikonik. Por të gjitha këto veshje përfaqësojnë Amy – muzikante fantastike, kompozitore, por edhe një ikonë e modës.”
Drejtori ekzekutiv i shtëpisë së Ankandeve, Julien, Martin Nolan tha se “është shumë e vështirë kur duhet të organizosh një ankand dhe të duhet të punosh me prindërit e fëmijës së tyre që nuk jeton më”
Të ardhurat do të shkojnë për Fondacionin “Amy Winehouse”, i cili mbështet të rinjtë e pambrojtur të cilët përballen me varësinë nga alkooli. Winehouse, e cila fitoi disa çmime për albumin e saj të vitit 2006 “Back to Black”, shpesh fliste për përvojat e saj personale duke luftuar varësinë nga alkooli dhe droga. Diva britanike u nda nga jeta në moshën 27-vjeçare, për shkak të helmimit nga alkooli, më 23 korrik 2011.