Lajme

Dalin fotografitë nga lëvizja e Forcave Rezervë Britanike nëpër Kosovë

09/28/2024 23:32
nga:Mergim Rreci

Kanali zyrtar i Shtabit të Përhershëm të Përbashkët i Mbretërisë së Bashkuar, ka shpërndarë fotografi të lëvizjeve që Forca Rezervë Britanike i ka bërë në Kosovë.

Në një postim në platformën ‘X’, është shkruar se kalimi transit i Forcave Rezervë Strategjike, thekson angazhimin e NATO-s dhe Mbretërisë së Bashkuar në rajon.

“Grupi i Betejës 1 Yorks ka kaluar përgjatë Korridorit VIII të korridoreve Pan-Evropiane. Ky shirit i asfaltit është i një rëndësie strategjike për Ballkanin dhe BE-në në përgjithësi. Kalimi transit i Forcave Rezervë Strategjike thekson angazhimin e NATO-s dhe Mbretërisë së Bashkuar në rajon”, shkruhet në kanalin Defence Operations.

Gjatë shtatorit, në Kosovë kanë ardhur rreth 300 trupa shtesë rezervë nga Britania e Madhe në kuadër të KFOR-it.