Një përleshje ka ndodhur më 29 mars në ambientet e Ministrisë së Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, ku janë të përfshirë dy zyrtarë.
Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se dy kolegët e përfshirë në këtë rast janë Milaim Ahmetaj dhe Arjan Dernjani.
Milaim Ahmetaj, sipas faqes zyrtare të MMPHI-së është udhëheqës i Divizionit për Hartimin dhe Harmonizimin e Legjislacionit.
Të njëjtin dyshohet se e sulmoi kolegu i tij Arjan Dernjani, të martën në hapësirat e ministrisë, me ç’rast ka pësuar lëndime. Atë ditë, në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Policia e Kosovës, pasi rastin e ka lajmëruarAhmetaj.Për shkak të lëndimeve që ka pësuar, Milaim Ahmetaj ka marrë pushim mjekësor nga Departamenti Ligjor.
Rasti po mbahet i fshehtë për publikun.
Lidhur me këtë rast, nga Policia e Kosovës dhe Ministria ende s’kanë dhënë asnjë përgjigje, përkundër thirrjeve, mesazheve dhe e-mailave të dërguar.
Nga Policia nuk kanë kthyer asnjë përgjigje.
Zëvendësministri, Hysen Durmishi ka rekomanduar të kontaktohet zyra për media.
“Nuk e di për besë, kontaktojë ata në Departament. Ose përmes zyrës për media, ose najqysh. Te unë po keni qasje ma lehtë se te zyra për media a? Shkruju ose diçka. S’po di çka me të thanë, kontaktoni diqysh”, tha Durmishi për Sinjalin.
As nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, ende s’kanë dhënë përgjigje lidhur me rastin.


