Lajme

Dalin detaje të reja: Personi që dyshohet se dhunoi të miturën është 63 vjeç

11/30/2023 22:42
nga:G C

Një e mitur dyshohet se është dhunuar seksualisht nga një i rritur në Pejë. I dyshuari është ndaluar për 48 orë nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “dhunimi”.

Ndalimin e tij e ka konfirmuar për Gazetën Blic zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi.

“Personi i dyshuar me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë. Do të merren të gjitha masat ligjore për këtë rast”, tha Nikçi për GazetaBlic.

Ndërsa, sipas Telegrafit burri që dyshohet se dhunoi 15-vjeçaren është 63 vjeç.

Familja e të miturës kishte lajmëruar rastin në polici, pasi ajo ishte shpallur e zhdukur.

/GazetaBlic/