Lajme

Dalin detaje të reja nga vrasja e rëndë në Pejë ku mbeti i vdekur një 40 vjeçar

05/19/2021 08:42
nga:Y I

Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë për vrasjen që tronditi dje Pejën.

Një burrë i moshës rreth 40-vjeçare dyshohet se është vrarë nga arsimtari i vajzës së tij.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se i dyshuari për vrasje është akoma në arrati.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë dhe disa gëzhoja, derisa trupi i viktimës është dërguar në Instituin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Rr. Xhin Gazuli, Pejë 18.05.2021-15:39. Është raportuar se në rrethana të panjohura, një i dyshuar mashkull ka qëlluar me armë zjarri për vdekje viktimën mashkull kosovar dhe është larguar në drejtim të panjohur. Njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konfirmuar vdekja e viktimës ndërsa afër tij është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë dhe disa gëzhoja. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.

Vrasja në Pejë, familjari rrëfen se si filloi sherri, nga tentimi për dhunimin e vajzës, deri te vrasja e Gëzim Kastratit