Lajme

Dalin detaje të reja nga vrasja e rëndë e ndodhur mbrëmë në Mitrovicë

12/29/2021 08:54
nga:Y I

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me grabitjen që përfundoi me vrasje në Mitrovicë.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se për këtë rast janë arrestuar dy të dyshuar, derisa në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar arma e përdorur në rast dhe dy gëzhoja.

Me vendim të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Rr. Mbretëresha Teutë, Mitrovicë Jugu, 28.12.2021-22:23. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që gjatë një grabitje në një lokal, njëri prej tyre ka shtënë me armë në drejtim të pronarit të lokalit-viktimës mashkull kosovar. Viktima është dërguar në Spitalin e Mitrovicës ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore ku kanë gjetur dhe konfiskuar armën e përdorur ne rast dhe dy gëzhoja. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion ndërsa, të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raport.

Gjithçka dihet deri tani nga grabitja e armatosur në Mitrovicë ku mbeti i vdekur një person