Lajme

Dalin detaje të reja nga shpërthimi në Lushnjë, dyshohet se kishte më shumë bombola

03/02/2024 11:28
nga:Y I

Të tjera detaje kanë dalë nga ngjarja e rëndë e ndodhur pasditen e djeshme në Lushnjë, ku si pasojë e një shpërthimi humbën jetën dy persona dhe u plagosën shtatë të tjerë.

Burimet e Top Channel bëjnë me dije se në vendngjarje dyshohet se ka pasur më shumë bombola, dhe për këtë pritet ardhja e ekspertëve të anti-eksplozivit.

Momentalisht, një tjetër bombol është në ajër, ndërsa zona është rrethuar.