“Uji kishte prani të bakterit ‘enterokok’ për shkak të shirave të ditëve të fundit” ky ka qenë përfundimi nga ISHP, pas analizave të kryera në ujin në Krujë që solli helmimin e qindra banorëve.
“ Ka qenë një çarje diku. Duhet të kishim vepruar më shpejt. Nuk ka pasur raste të rënda trajtimi është dhënë në kohë rekord. Uji kishte prani të bakterit ‘enterokok’ për shkak të shirave të ditëve të fundit. Bakteri ‘Enterokok’ reagon shumë mirë nga dezinfektantët. Epidemi hidrike, duhet të ishte vepruar më shpejtë nga autoritetet. Bakteri ‘enterokok’ ishte i pranishëm vetëm në një pikë” tha Ulqinaku.
/abcnews.al/


