Spanja dhe Italia do të përballen sonte në gjysmëfinalen e dytë të Ligës së Kombeve.
Të dy kombëtaret do të të përballen me fillim nga ora 20:45 në ‘De Grolsch Veste’ të Holandës, shkruan GazetaBlic Sport.
Mbrëmë, Kroacia e siguroi një vend në finalen e madhe, duke triumfuar ndaj ‘Tulipanëve’ me rezultat 2:4.
Do të mbetet të shihet se cila nga këto dy kombëtare do të jetë kundërshtari i skuadrës së drejtuar nga Zlatko Delic në finalen e madhe.
Dalic, i cili udhëhoqi Kroacinë në dy Botërorët e fundit drejt shpalljes nënkampion (2018) dhe vendi i tretë (2022), tani pret të artën. Ndërkohë që ka një dedikim të veçantë për triumfin kundër “tulipanëve”.
“Këtë fitore ia dedikojmë popullit kroat. Tifozët u treguan sërish fantastike me mbështetjen e pakursyer ndaj nesh. Kjo ishte një ndër fitoret më të mëdha. Një sukses historik!
Të thyesh 4-2 Holandën në fushën e saj është diçka që do të mbetet në histori. Ne punojmë fort në stërvitje dhe tani po shijojmë frytet e sakrificave tona.
Lojtarët e konfirmuan edhe njëherë se janë gati të luftojnë kur vjen puna për Kroacinë. Fituam një tjetër medalje pas asaj në Kupën e Botës, por tani duam medaljen e artë.
Pas medaljes së argjendtë dhe të bronztë, tani ka ardhur momenti të fitojmë medaljen e artë”, u shpreh Zlatko Dalic, i cili vijon të zhvillojë një punë të shkëlqyer në stolin e Kroacisë.


