Kroacia dhe Spanja do të përballen sot në rrethin e fazës së parë eliminuese të Kampionatit Evropian.
Ndeshja do të zhvillohet me fillim nga ora 18:00, shkruan GazetaBlic Sport.
Para takimit ka folur për media trajneri i Kroacisë, Zlatko Dalic, i cili ka thënë se do jetë e vështirë t’a zëvendësojnë Perisic-in i cili rezultoi pozitiv me koronavirus pak para takimit me Spanjën.
“Do të jetë shumë e vështirë të zëvendësosh Perisic por unë mendoj se kemi zgjidhje cilësore dhe jam i sigurt se kushdo që do të luajë, ai do të luajë me të mirën e tij për të ndihmuar ekipin. A mund ta zëvendësojë ai Perisic në të njëjtin nivel? Dyshoj. Por ne jemi vërtetw të mbuluar mirë në atë pozitë të majtë dhe do të kemi një zgjidhje cilësore. Ne nuk kemi nevojë të shqetësohemi për ekipet e tjera. Ne i respektojmë të gjithë, veçanërisht Spanjën. Ata gjithashtu e dinë që ne jemi një ekip cilësor dhe ata nuk janë të lumtur që po luajnë kundër nesh. Ne duhet të jemi plotësisht të motivuar. Qëllimi ynë është të arrijmë në çerekfinale”, tha Dalic.
/GazetaBlic Sport/


