Sporti

Daku pas golit dhe fitores sonte: Tani koha për dashurinë kuq e zi

10/05/2024 23:50
nga:E K

Mirlind Daku ka shënuar gol në fitoren 2:0 të Rubin Kazanit ndaj Akhmat Groznyt në Premierligën ruse.

Sulmuesi shqiptar po vazhdon me formën e mirë në Rusi.

Pas ndeshjes, Daku reagoi menjëherë.

“Gol dhe fitore e madhe. Faleminderit shumë. Tani koha për dashurinë kuq e zi”, shkroi ai.

Kujtojmë se Mirlind Daku është ftuar nga Shqipëria për dy ndeshjet e muajit tetor në kuadër të Ligës së Kombeve.