Sporti

Daku optimist: Duam pjesëmarrjen në Europian përmes Ligës së Kombeve

09/23/2026 13:23
nga:L J

Kombëtarja do të përballet me Bjellorusinë në “Air Albania”, 26 shtator, ndeshje në kuadrin e Ligës së Kombeve. Ditën e sotme ka dalë para mediave Mirlind Daku:

Vini me një status të afirmuar dhe ekip me emër, si i shikoni këto 4 ndeshje dhe a besoni të përmbushja e objektivit?

Si gjithmonë është nder kur merr festën për të luajtur me Kombëtaren. Ne sulmuesit ftohemi për të shënuar golat. Shpresojë të rikthehemi te golat edhe me Shqipërinë. Me rëndësi të fitojmë dhje të kalojmë sa më mirë.

Konkurrenca në fazën ofensive?

Është mirë kur ka konkurrencë brenda ekipit. Sulmuesit tanë vijnë ngan një moment i mirë. Kjo për mua nuk do të thotë asgjë. Do pres momentin tim.

Presidenti Duka ka kërkuar vendin e parë, a është ky objektivi real?

Vendi i parë në këtë Ligë flet për ‘Euro 2028’. Objektivi është Kampionati Europian.

E ndjen veten në 100% të formës?

Unë jam 100% për Kombëtaren, ashtu siç kam qenë gjithmonë. Fakti që nuk po luaj shumë me ekipin e ri, nuk ka shumë ndikim, pasi unë s’jam i dëmtuar. Normalisht, kur luan rregulisht… E rëndësishme të shënoj gola te Shqipëria.

Taktikat e trajnerit Rolando Maran në qasjen e lojës?

Gjithë ekipi ndjen rëndësinë brenda grupit. Kjo më bën të ndihem më mirë se më parë. Për të tjerat gjëra, presim ndeshjet.