Sporti

Daku në formë të shkëlqyer, goli e shpall edhe “Njeriun e Ndeshjes”

04/29/2024 21:15
nga:Lorik J

Mirlind Daku po kalon një formë të jashtëzakonshme në Rusi me fanellën e Rubin Kazan. Sulmuesi i kombëtares gjeti golin e dytë radhazi në kampionat teksa shënoi në barazimin e Rubinit me rezultatin 1-1 ndaj Ural.

26-vjeçari, realizoi një gol shumë të bukur në një aksion individual nga ku udhëhoqi topin për disa metra nga e majta në qendër të për të shkundur rrjetën e kundërshtarëve. Goli dhe paraqitja në këtë takim, e ndihmoi Dakun që të shpallej lojtari i ndeshjes.

Në këtë sezon, Daku ia ka dalë të shënojë shtatë gola dhe të regjistrojë katër asistë me fanellën e Rubin Kazan.