Sporti

Daku motivon lojtarët e Ballkanit para duelit me Astanën: Koha të kalojmë në një tjetër nivel!

10/26/2023 08:40
nga:E K

Ballkani sot do të ketë përballjen e radhës në garat evropiane.

Kampioni i Kosovës do të luajë në “Fadil Vokrri” ndaj Astanës me fillim nga ora 18:45, shkruan GazetaBlic Sport.

Djemtë e drejtuar nga trajneri, Ilir Daja janë në një pozitë të favorshme për të kaluar edhe grupet e Europa Confrence League dhe do të kërkojnë me ‘patjetër’ fitoren ndaj Astanës.

Para fillimit të takimit, sulmuesi shqiptar Mirlind Daku ka postuar një storje në Facebook duke dhënë përkrahjen e tij për klubin suharekas.

“Shumë fat dhe suksese, është koha të kalojmë në një nivel tjetër”, ka shkruar Daku.

/GazetaBlic Sport/