Showtime

Aktorja e famshme ekspozon linjat, “tradhtohet” nga fustani

09/30/2021 12:24
nga:Genita C

Fustani “tradhton” aktoren e famshme

Aktorja e famshme Ana De Armas mori pjesë në premierën e shumëpritur të filmit të fundit të James Bond “No Time to Die”.

Aktorja e “Knives Out” dukej mahnitëse me një fustan të ri nga Louis Vuitton, me një dekolte të hapur dhe një të çarë deri në kofshë.

Por u përball me një incident të vogël teksa po dilte nga makina duke ekspozuar më shumë se ç’duhet.

Filmi ishte planifikuar fillimisht të dilte në prill 2020, por u shty për shkak të pandemisë së koronavirusit.