Lajme

Daka: Dy palë zgjedhje nacionale brenda një viti janë ngarkesë e madhe për shtetin

11/02/2025 21:38
nga:G B

Ish-kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka komentuar mundësinë e mbajtjes së dy palëve zgjedhje nacionale brenda një viti në Kosovë, duke theksuar sfidat materiale dhe njerëzore që kjo sjell.

“Tash Kushtetuta e obligon Komisionin që të organizojë zgjedhje sa herë ato shpallen. Tash është tejet impenjim qoftë njerëzor edhe material sepse flasim me miliona euro që shpenzohen pasi e pashë që diku deri 15 milionë euro ka kushtuar këto dy palë zgjedhje kjo i bie edhe një 15 milionë euro tjetër shkon është bukur një ngarkesë edhe materiale për shtetin tonë të vogël”, ka deklaruar Daka në Debat Plus.

Ajo ka shtuar se KQZ-ja duhet të vlerësojë vetë kapacitetin e saj për t’i organizuar këto zgjedhje, ndërsa kryetari aktual është në kontakt me Presidenten për koordinim.