Sporti

Dajaku: Komiteti sportiv gjithmonë ka pas frymën e respektit, jo të fyerjes siç po ndodhë tani

04/29/2021 14:10
nga:L J

Futbollisti i njohur kosovar, Taulant Dajaku ka theksuar se komiteti sportiv duhet ta ketë frymën e respektit dhe jo të urrejtjes e fyerjeve kaq të ulëta.

Në javët e fundit në Superligën e Kosovës në futboll ka ndodhur shumë eksese, të cilat mund ta ulin imazhin e futbollit në vendit tonë, shkruan GazetaBlic Sport.

Skuadra e Llapit dje me një deklaratë kishte shkruar se nuk e dinë se a janë në Suharekë, apo në Serbi, ndërsa Dajaku thotë se klubet duhet të denohen, në mënyrë që këto të mos përsëritën gjëra të tilla në të ardhmen.

“Është treguesi me i mirë ku polarizimi ekstrem i gjërave çon në një artikulim të ulët të kësaj natyre, mendoj se është limiti i kohës kur duhet të ketë një reagim të fortë brenda rregullave të shkruara mbi etikën e garës , është e papranueshme kjo lloj gjuhe dhe ky lloj ligjerimi publik – pa pas një denim ekstrem që do e bënte precedent pozitiv për mospërsëritje tjetër. Është e papranueshme që të mbetemi peng gjithë futbolli i kosovës nga disa ‘bashibuzuk’ që nën maskimin se po investojnë në sport duan ta marrin peng futbollin, komuniteti jonë sportiv gjithmonë ka pas frymën e mirëkuptimit dhe korrektësisë, ndërlodhja e disa interesave të ulta nga njerëz pa integritet po rrezikojnë gjithçka që ne e kemi kultivu si vlerë kur kundërshtari është respektu dhe jo te fyhet siç po ndodhë tani në këto forma kaq të ulëta”, tha fillimisht Dajaku për ‘GazetaBlic Sport’.

Ai poashtu potencoi se është momenti i fundit që të rishkruhen rregullat e Superligës së Kosovës, për të qenë edicioni i ardhshëm sa më korrekt.

“Mendoj se është momenti i fundit që në rast se duam që kampionati i radhës të jetë korrekt dhe të rishkruhen me germa të mëdha të gjitha rregullat sportive dhe për më shume dispozitat e asaj që quhet rregullative etike e kampionatit, Federata duhet të themeloj ligën profesionale që do përbehej nga klubet dhe konforme kësaj të shkruhen rregullat strikte që do kanalizonin këtë dhe do rregullonin kampionatin në menyre që mos të kemi më maskarada të tilla siç po ndodhin në këtë fund kampionat”, përfundoi Dajaku.

/GazetaBlic Sport