Futbollisti i Union Berlin, Leon Dajaku, ka rezultuar pozitiv në testin e tij të fundit për koronavirus.
Dajaku nuk ka pasur kontakt me skuadrën për shkak të një lëndimi dhe kështu që pjesa tjetër e skuadrës nuk është prekur.
Ai është karantinuar me familjen e tij në Shtutgard. Menaxheri i Union Berlin, Oliver Ruhnert, ka bërë të ditur që mesfushori shqiptar, pas shërimit nga koronavirusi do të vazhdojë rehabilitimin nga lëndimi në Stuttgart.


