Sporti

Daja para ndeshjes ndaj Astanas: Do luajmë për fitore

11/08/2023 14:10
nga:Lorik J

Skuadra e Ballkanit nesër ballafaqohet me Astanan në Kazakistan në grupet e Conference League.

Ballkani dhe Astana luajnë nesër nga ora 16:30, në kuadër të xhiros së katërt të fazës së grupeve të Conference League, shkruan GazetaBlic Sport.

Daja ka theksuar se Ballkani do të luajë në këtë takim për fitore, pavarësisht se kundërshtari është tejet i fortë dhe ka eksperiencë më të madhe.

“Astana ka më shumë eksperiencë në kompeticionet Europiane, ka qenë në grupet e Championsit, ka qenë në Europa League, ne jemi për herë të dytë në grupet e Conference League. Në transfertë e kemi më të vështirë – Astana ka edhe mbështetjen e publikut. Ne presim ndeshje të vështirë nesër, por që nuk kemi ardhur të dorëzuar, përtej vështirësive ne do luajmë për gjithçka, do kërkojmë maksimumin”, tha fillimisht Daja në konferencë për shtyp.

“Nuk është problem fusha artificiale, edhe ne luajmë me fushë artificiale në Kosovë”, vazhdoi ai.

“Ne duam të jemi fitues, por që është ndeshje e vështirë, sepse Astana ka ekip kogja të mirë. Unë i përgatis lojtarët e mi që ta fitojmë ndeshjen”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport