Sporti

Daja para ndeshjes me Astanan: Kam besim të madh tek lojtarët e mi, duhet të jemi me këmbë në tokë!

10/25/2023 15:38
nga:N M

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja thotë se ndeshja e nesërme ndaj Astanas do të jetë e rëndësishme, por më e rëndësishme është që skuadra e tij të qëndrojë me këmbë në tokë.

Skuadra e Ballkanit nesër do të ballafaqohet me Astanan në xhiron e tretë të grupeve të Conference League. Kjo ndeshje luhet nga ora 18:45 në Prishtinë, në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, shkruan GazetaBlic Sport.

“Duhet të jemi me këmbë në tokë. Duhet të fokusohemi në ndeshjen e nesërme”, tha fillimisht Daja.

“Si trajner një përjetim i madh për mua, ky përjetim mund të ndodhë javë për javë – si në Europë, ashtu edhe në Superligë. Ekipin e kemi tepër të mirë, entuziazmi është në nivele optimale. Shpresojmë ta mbajmë këtë sa më gjatë që është e mundur, gjithmonë me fatin me vete. Kam besim 1000% tek lojtarët e mi. Ne kemi një grup me djemë të shkëlqyer, me karakter shumë të mirë”, përfundoi Daja në konferencë për shtyp.

/GazetaBlic Sport