Sporti

Daja: Nuk kënaqemi nëse nuk e fitojmë trofeun e Kupës

04/24/2024 17:19
nga:Mergim Rreci

Skuadra e Ballkanit ka siguruar ‘biletën’ për finalen e madhe në Kupën e Kosovës.

Të drejtuarit e Ilir Dajës barazuan në ndeshjen kthyese ndaj Suharekës, shkruan GazetaBlic Sport.

2 me 2 ishte rezultati i ndeshjes së sotme, kurse rezultati i përgjithshëm ishte 3 me 2.

Pas rezultatit 2:0 e ulëm ritmin pas lodhjes që lojtarët e patën në ndeshjen që e patëm para tre-katër ditësh. E rrezikuam pak kalimin në finale, por falënderojmë Suharekën që luftoi deri në fund të ndeshjes. Bëri diçka të bukur. Na vjen mirë që jemi finalist. Nuk kënaqemi pasi po nuk e ngrite Kupën, shkon dëm gjithë djersa e derdhur për të arritur deri në finale”, ka thënë Daja në prononcimin e tij pas ndeshjes.

/GazetaBlic Sport/