Sporti

Daja i Granit Xhakës: Shpresojë që ai të jetë një ditë trajner i Kosovës apo Shqipërisë

04/17/2024 18:26
nga:Lorik J

Daja i Granit Xhakës, Hilmi Sinani është tejet i lumtur me sukseset e fundit të nipit të tij.

Granit Xhaka u shpall kampion i Bundesligës të dielën, duke ia dhuruar Leverkusenit titullin e parë në histori të klubit, përcjell GazetaBlic Sport.

Hilmi Sinani thotë se Granit Xhaka ka punuar shumë dhe me meritë të madhe ka arritur titullin.

Ai thotë se Xhaka po punon që në të ardhmen të bëhet trajner dhe beson shumë se një ditë do jetë selektor i një prej kombëtareve tona, Kosovës apo Shqipërisë.

“Po punon dhe ka përfunduar licensën për trajner, besoj që në të ardhmen do jetë trajner i suksesshëm, ishalla don Zoti dhe na udhëheq ndonjërën prej kombëtareve tona, do ishte kënaqësi edhe më e madhe”, tha Hilmi Sinani për ‘GazetaBlic Sport’.

Më poshtë ndiqni intervistën e plotë të tij për mediumin tonë: