Sporti

Daja: E tepërt kjo, gabuam keq në fund

04/08/2023 19:10
nga:E K

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja nuk mohoi luftën e fortë te Malishevës, por thotë se dy gabimet në dy golat e pësuar e ishin të tepërta.

“Dy gabimet në fund ishin të evitueshme nga ana jonë. Gabimet e rikthejnë ekipin në lojë, ashtu kemi bërë ne. Malisheva luftoi fort dhe nuk i mohohet assesi angazhimi për të dalë të pamposhtur në këtë takim. Ishin të tepërt dy gabimet në fund. Unë tash po e marr vesh që Drita ka barazuar, por në radhë të parë ne duhet të shohim punën tonë dhe t’i fitojmë ndeshjet tona”, ka thënë Daja.